Olsi Rama rrëfen ngjarjen e Beogradit: Edi nuk e dinte që do shkoja, policia serbe mendoi se unë kisha…

Date:

Share post:

Për herë të parë pas incidentit të turpshëm 11 vite më parë në Beograd në ndeshjes Serbi-Shqipëri, Olsi Rama ka rrëfyer në “Exclusive” gjithë çfarë ndodhi në Beograd. Olsi Rama ishte pikërisht në atë incident të rëndë, teksa thotë se kur i kthehet kujtesës, duket si një film.

“Është pak si film kur e kujton në retrospektiv, dy ditë të çuditshme të jetës, sepse vajtja ime në Beograd ishte një dëshire duke qenë se në atë ndeshje nuk kishte tifozë dhe nuk lejoheshin. Mbase po të lejoheshin, nuk do ta kisha kaq të madhe këtë shtytjen për të vajtur. Mbaj mend në atë kohë kur flisnim me miqtë dhe i thonim a do vini, na thonin “ç’a duam ne atje, do të jetë luftë”, unë nuk e kisha këtë perspektivën e idesë së luftës pavarësisht se e kisha idenë që mund të shkonte situata deri në një lloj situate konfliktuale, por jo aq ekstreme”, rrëfen ai.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte më tepër situata përpara ndeshjes, pasi nuk e kisha parë në asnjë stadium. Kam qenë edhe në derbit e famshëm të Tiranës, të Milanos, të Athinës nuk kam parë një situatë aq antagoniste, një stadium të tërë që të ishte aq shumë i acaruar emocionalisht. Kur shkon në një ndeshje të tillë ka një pjesë të ultrasve që kanë një axhendë të tyren, një pjesë tjetër që  janë atë më neutralët që çohen të thonë “po boll se kemi ardhur të shohim ndeshjen”. Në Beograd kjo nuk ekzistonte, ishte një stadium i tërë që kishte një ngarkesë energjie emocionale të karikuar në mënyrë antagoniste”, u shpreh Rama.

Skuadrat ishin të rreshtuara përballë nesh dhe në një moment tek himni shqiptar u çova për të kënduar në shenjë mbështetjeje për ekipin. Unë kam qenë sportist, kam luajtur me kombëtaren dhe asnjëherë nuk kam e kënduar himnin, sepse them që s’di të këndoj.  Ndërkohë, thirrjet ishin aq të zhurmshme sa që nuk dëgjohej asgjë edhe pse i kishim afër. Kur erdhi radha e himnit të tyre u ula në shenjë proteste dhe kur u ula ndjeva që kisha një kontraktim nga krahu i majtë. E gjithë ajo atmosferë më kishte kontraktuar e ndikuar sepse ishte diçka e pa jetuar më parë.

Në atë ndeshje nuk lejoheshin simbolet kombëtare dhe unë vesha një bluzë të kuqe Ferrari që kisha, ndërkohë që aty me të kuqe luante Serbia. Unë nuk e kisha këtë informacion, por sigurisht e kuqja ime ishte për Shqipërinë. Në një moment kur ekipi ynë krijoi një situatë për gol ne bërtitëm, pak çaste më vonë ishte Mavraj që krijoi një rast tjetër dhe ne bërtitëm edhe më shumë.

Atë moment u kthyen tifozët nga ne pasi ra stadiumi në qetësi. Aty pati një moment tensioni pasi një person nga poshtë na shau edhe në shqip dhe ne sigurisht nuk mund të lejonim që të na shanin, sidomos nga familja.  Reaguam brenda normales. Por i gjithë stadiumi ishte kthyer nga ne përpara së te futej droni dhe aty ndërhyri policia që na nxori nga tribuna në korridor. Unë dronin e pashë nga dera e hapur e lozhës, sepse isha në korridor dhe dola më pas në dritare. Kisha një aparat që fotografoja dhe filmoja, dhe ai ishte molla e sherrit sepse menduan që “ky kishte telekomandën e dronit”, kujton ai.

“Edi nuk e dinte fare që unë do shkoja në Beograd. Për arsye të imazhit duhej dhe një përgjigje nga ana ime për të thënë që nuk e kam bërë unë këtë gjë (dronin). Unë vetë besoj që pasaporta amerikane ka qenë një faktor për t’i stepur pak ata. Edhe atëherë në Beograd situata nuk ka qenë e qetë pasi ka pasur protesta. Është një ngjarje në jetë që mbahet mend”. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...