Hidhet në erë makina e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Krujë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bashkinë e Krujës, ku një sasi tritoli i është vendosur automjetit të kreut të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci. Administratori i njësisë administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, makina e të cilit u hodh dje në erë pas një shpërthimi me lëndë plasëse, mohon të ketë qenë objektiv i sulmit. Sipas Locit, tritoli ishte hedhur në parkimin e restorantit ku ai po darkonte dhe pikërisht te automjeti i tij tip Range Rover me targën KR 8778A.Shpërthimi ndodhi rreth orës 22.00 të së hënës dhe u dëmtua dhe një automjet tjetër. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parme të saj. Dyshimet e para janë se lënda plasëse mund të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit, ku mjeti ishte i parkuar.

Shpërthimi ka qenë shum i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, ndërsa bashkë me makinën e administratorit, është dëmtuar dhe një fuoristradë tjetër e parkuar aty pranë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shpërthimi, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk ka një pistë se cila mund të jetë arsyeja e vendosjes së lëndës plasëse. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...