Kush është 31-vjeçari Krashi që tentoi t’i ikë policisë në Tiranë

Date:

Share post:

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Imer Krashin, i kapur sot nga policia, pasi fillimisht tentoi t’i ikte forcave të rendit me automjetin, duke bërë dhe një aksident. Zbulohet se është pjesë e grupit kriminal të Marklen Hakës.
Burime policore bëjnë me dije se Imer Krashi, 31 vjeç, është identifikuar si pjesë e strukturës së organizuar që drejtohet nga Haka.

Sipas burimeve, Imer Krashi, i cili aktualisht figuron me këtë emër, më herët ka qenë i njohur si Imer Masha apo Imer Uka, nga Kruja.

Krashi rezulton, sipas policisë, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe precedent penal. Sipas mediave italiane ai, me emrin Imer Masha, raportohet më parë i ndaluar dhe në Itali.

Ndryshimi i identitetit konsiderohet nga blutë si përpjekje për të shmangur vëmendjen e autoriteteve dhe për të vepruar në prapaskenë.

31-vjeçari u ndalua sot nga policia në zonën e Liqenit të Thatë, pas informacionit se një person qarkullon me armë në automjet. Krashi sapo iu kërkua t’i bëhet kontroll automjetit, shkeli gazin duke u larguar nga zona.
Rrugës përplasi nëntë makina duke ikur me shpejtësi dhe një motor në të cilën ishte një polic me bashkëshorten e tij, të cilët u dërguan në spital me plagë të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Më pas Krashi u vu në prangat e policisë dhe në automjet iu gjet dhe arma e zjarrit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...