Nis aksioni për ndërprerjen e ujit në lavazhet e Durrësit dhe zonave përreth

Date:

Share post:

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka nisur një aksion të gjerë për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet si lavazhe. Vendimi bazohet në një VKM dhe urdhrin e brendshëm të shoqërisë, me qëllim menaxhimin më të mirë të burimeve ujore dhe sigurimin e furnizimit të rregullt për popullatën.

Prej ditës së djeshme, njësia Task Force pranë SHRUKD ka zbarkuar në terren për të ndërprerë furnizimin me ujë të subjekteve që përdorin rrjetin publik për larjen e automjeteve. Drejtori i njësisë, Julian Beshiri, deklaroi se nga ky moment asnjë lavazh nuk do të marrë ujë nga rrjeti i ujësjellësit, por mund të përdorë ujin e puseve për zhvillimin e aktivitetit.
Julian Beshiri, drejtor i njësisë Task Force pranë SHRUKD: “Të gjithë subjektet janë njoftuar paraprakisht rreth një muaj më parë. Qëllimi i këtij aksioni nuk është penalizimi, por menaxhimi i drejtë i ujit të pijshëm, që duhet të përdoret për nevoja jetike dhe jo për larjen e automjeteve.”

Aksioni do të shtrihet në të gjithë zonën që mbulohet nga Shoqëria Rajonale e Ujësjellësit, përfshirë Durrësin, Kavajën, Rrogozhinën, Shijakun dhe Krujën, ku aktualisht funksionojnë rreth 300 lavazhe.

Subjektet që nuk disponojnë puse, sipas rregullores, duhet të pajisen me leje për hapjen e tyre pranë Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore në Tiranë, si dhe të marrin miratimin e Drejtorisë së Higjienës në nivel lokal.

Ky vendim vjen në kuadër të përpjekjeve për të mbrojtur burimet ujore, sidomos gjatë periudhave me kërkesë të lartë për furnizim, dhe për të siguruar që uji i pijshëm të shkojë aty ku është më i nevojshëm, në familjet e qytetarëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...