Arrestohet 19-vjeçari që shpërndante lëndë narkotike në Durrës

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një 19-vjeçar që vepronte në lagje të ndryshme të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë finalizuar me sukses një operacion të bazuar në informacione operative, që çoi në arrestimin e shtetasit E. H., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 13 të Durrësit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në zona të ndryshme të qytetit bregdetar. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike, e cila ishte përgatitur për t’u shitur në doza të vogla.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për vijimin e procedurave ligjore.

Ky arrestim është pjesë e operacioneve të njëpasnjëshme që po zhvillon Policia e Durrësit për të goditur rrjetet e shpërndarjes së drogës në qytet dhe për të parandaluar përfshirjen e të rinjve në veprimtari të paligjshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...