Durrësi u kthye këtë të premte në një pistë të hapur vrapimi, ku u zhvillua Maratona UAMD 2025, me pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve dhe pedagogëve. Gara nisi nga Currilat dhe vijoi përgjatë Sheshit Taulantia deri te zona e “Velierës”, duke sjellë një atmosferë dinamike në qytet.
Mbyllja e përkohshme e disa segmenteve rrugore krijoi vështirësi për drejtuesit e automjeteve, pasi nuk kishte një njoftim paraprak, por nga ana tjetër siguroi zhvillimin normal të aktivitetit.
Fitueset e Kategorisë Femra
Në kategorinë e femrave spikatën tre studente, të cilat arritën të dallohen për ritëm dhe performancë:
- Vendi i parë: Alketa Mustafa
- Vendi i dytë: Marilena Gjata
- Vendi i tretë: Morena Jaku

Fituesit e Kategorisë Meshkuj
Në kategorinë e meshkujve, gara u mbyll me këtë renditje:
- Vendi i parë: Arsion Megjidi
- Vendi i dytë: Olken Horanlli
- Vendi i tretë: Arbion Megjidi

Çmimet dhe medaljet për të dy kategoritë u dorëzuan nga kampionia shqiptare me rekorde botërore Luiza Gega, e cila i dha aktivitetit një dimension motivues për të gjithë pjesëmarrësit.


