Arrestohet marinari italian i tragetit, tentoi të trafikonte kanabis

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Next”, një tjetër goditje ndaj trafikut të lëndëve narkotike në port. Në pranga ka rënë një shtetas italian, 25 vjeç, me inicialet S. M., marinar në linjën detare Durrës–Ankona.

Sipas strukturave të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit, informacionet operative çuan në mbajtjen nën vëzhgim të të riut italian. Ai u ndalua në terminalin e pasagjerëve, në momentin e daljes nga territori shqiptar.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një pako me lëndë narkotike kanabis, të përgatitur në formë boçeje dhe të destinuar, sipas dyshimeve, për t’u transportuar në Itali.
Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa 25-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Autoritetet theksojnë se operacionet kundër tentativave të tilla do të vijojnë pa ndërprerje.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...