AKU bllokon 420 tonë misër në pikën kufitare të Hanit të Hotit, dyshohet me aflatoksinë

Date:

Share post:

AKU në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka bllokuar 15 kamionë më misër të ardhur nga Serbia, ku pesha totale e misrit të dyshuar me aflatoksinë kap shifrën e 420 tonëve.

Inspektorët e Ushqimit janë duke zbatuar urdhërin e ministrit Andis Salla i cili ka kërkuar analizim të çdo ngarkese me misër. Aflatoksina B1 është një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe të konsumatorëve.

Më 8 nëntor, një kamion me 25 tonë misër rifuxho për bagëti nga Serbia u bllokua po ashtu në doganën e Hanit të Hotit. Kamioni po hynte në Shqipëri nga Mali i Zi, kur është ndaluar nga autoritetet shqiptare për shkak se ka rezultuar me normë të lartë aflatoksine.

Ndërsa më 14 nëntor Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan bllokoi një tjetër sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti, e ardhur gjithashtu nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin e produkteve të importuara nga ky vend. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...