Hapësira publike në parkim privat, procedohet administratori i lokalit

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka konstatuar një tjetër rast të shfrytëzimit të hapësirave publike në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në lagjen nr. 13, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës zbuluan se pranë një lokali ishte ngritur një vendparkim për automjete, i cili përdorej pa asnjë autorizim.

Sipas hetimeve paraprake, hapësira publike ishte shndërruar në parkim në funksion të lokalit, ndërsa qytetarëve u merreshin para për vendosjen e makinave. Për këtë rast, është proceduar penalisht administratori i lokalit, shtetasi L. K., banues në Durrës.

Në hetim është vënë edhe punonjësi që merrej me mbledhjen e pagesave për llogari të subjektit, shtetasi A. H.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Durrësit, ku ka nisur procedimi penal për tre vepra:

-“Fshehja e të ardhurave”
-“Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”
-“Punësimi i paligjshëm”

Policia e Durrësit deklaron se kontrollet do të vijojnë me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e çdo rasti të zënies së hapësirave publike apo private në kundërshtim me ligjin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...