Ekspozita “Gjurmë Penelatash” e piktorit Arben Kristani

Date:

Share post:

Në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia” është çelur ekspozita e piktorit Arben Kristani, e titulluar “Gjurmë Penelatash”. Në këtë ekspozitë janë përfshirë 52 tablo në gjininë e peizazhit, portretit dhe motiveve të tjera, të realizuara përgjatë viteve në kuadër të “Kolonisë së Piktorëve”, në zona të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas autorit, veprat e përzgjedhura, kryesisht piktura në vaj që pasqyrojnë peizazhe nga treva të ndryshme të vendit, synojnë t’u dhurojnë artdashësve një përvojë të veçantë artistike, duke sjellë përpara tyre fragmente të gjalla të natyrës dhe kujtesës shqiptare.

Në hapjen e ekspozitës fundjavën e kaluar morën pjesë artdashës dhe artistë të shumtë, mes tyre edhe piktori i njohur Pashk Përvathi, i cili vlerësoi punën dhe rrugëtimin krijues të Kristanit, duke e cilësuar atë si një kontribues të rëndësishëm në artin bashkëkohor shqiptar.

Ekspozita “Gjurmë Penelatash” do të jetë e hapur për publikun deri më 25 nëntor.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...