Skandali me vrasjen e Egli Progës, asnjë në qeli

Date:

Share post:

15 muaj pas vrasjes brutale të Egli Progës në Pogradec, sot asnjë prej 5 të akuzuarve nuk është në qeli. Me vendim të Gjykatës së Korçës, 3 ditë më parë, kanë lënë qelinë edhe dy vrasësit e dyshuar. Leonidha Guçe dhe Denis Meçe dolën nga paraburgimi, pasi Prokuroria e Korçës shkeli afatet, dhe Gjykata e Korçës caktoi ndaj tyre masën arrest shtëpie, deri në përfundimin e hetimeve. Ndërkohë, Arjan Manellari, Voltan dhe Andi Shkulaku, të akuzuar për moskallëzim krimi, po hetohen prej kohësh në masën detyrim paraqitjeje.

Vrasja e Progës ndodhi më datë 10 gusht 2024, por Prokuroria e Korçës ende po vijon me hetimet. Çështja ka “ngrirë” në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokal “Stropcka” ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre. Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes është bërë shkak që pala mbrojtëse e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes të kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë për ta. Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimeve jashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim.

Leonidha Guçe fillimisht ishte hetuar vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrahjen brutale të Progës, bashkë me Denis Meçen. Proga është dhunuar brenda lokalit nga Leonidha Guçe e më pas është goditur kur ka dalë nga lokali dhe nga Denis Meçe. Këto të dhëna u zbuluan gjatë rrëfimit të të pandehurve dhe ballafaqimit të tyre në dhomat e paraburgimit.

Vetëm një pjesë e kamerave ishte arritur të rikuperohet nga Prokuroria e Korçës, si në lokalin ku ndodhi ngjarja, por edhe të një marketi përballë. Pamjet dyshohet se ishin fshirë nga pronari i lokalit Voltan Shkullaku dhe Leonidha Guçe e Arjan Manellari, duke përdorur një virus kompjuterik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...