Gjykata lë në burg Daniel Pepën, i penduar kërkon falje për vrasjen e Flori Paluçit

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 21-vjeçarin Daniel Pepa, i akuzuar për vrasjen e Flori Paluçit më 22 tetor në Manzë. Vendimi u mor këtë të enjte, një ditë pasi i riu u dorëzua në polici së bashku me armën e krimit, e cila është dërguar për ekspertim në laborator.

Seanca, e zhvilluar me dyer të mbyllura, kishte për qëllim verifikimin e kushteve ligjore të masës së sigurisë të caktuar më herët në mungesë me vendimin nr. 692/2, datë 13.11.2025. Para trupit gjykues, Pepa u shfaq i penduar dhe kërkoi falje për krimin, duke deklaruar se ishte gati të përballej me përgjegjësinë e plotë të veprimeve të tij.

Në përfundim të shqyrtimit, gjykata la në fuqi masën “arrest në burg”, duke ngarkuar Prokurorinë dhe policinë gjyqësore me ekzekutimin e mëtejshëm të vendimit.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa i riu Daniel Pepa nga Manza do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për vrasjen e dyfishtë që tronditi zonën e Manzës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...