Vjosa arrin nivelin kritik prej 8 metrash, 14 banesa në ujë

Date:

Share post:

Niveli i lumit Vjosë ka arritur pikën kritike prej 8 metrash, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të bashkive Vlorë dhe Fier. Sipas të dhënave zyrtare, 14 banesa janë tashmë nën ujë, 10 në njësinë administrative Novoselë dhe 4 të tjera në Ferras.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, deklaroi se janë evakuuar 14 familje nga zonat më të rrezikuara, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar për shkak të nivelit të lartë të lumit. Ai bëri të ditur se prurjet e Vjosës kanë qenë në rënie në segmentet e sipërme të rrjedhës, si në l Tepelenë dhe Memaliaj, por kjo reflektohet me disa orë vonesë në zonat e ultësirës.

Forcat e Armatosura dhe strukturat e Emergjencave Civile janë në terren dhe pritet të vijojnë operacionet deri në normalizimin e plotë të situatës, ndërsa monitorimi i prurjeve të lumit vazhdon.

Ndërkaq aksi Delvinë – Kardhiq, pranë tunelit të Skërficës, paraqet vështirësi të mëdha në qarkullim. Aksi është nën pushtetin e ujit që rrjedh, si dhe dherave e gurëve, shkaktuar nga shembjet e rrëshqitjet. Strukturat vendore po punojnë për pastrimin e rrugës, por situata mbetet kritike.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...