Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave në Durrës, 12 të arrestuar, në kërkim një tjetër anëtar i grupit

Date:

Share post:

Me një aksion të koordinuar dhe me hyrje të menjëhershme në disa banesa, Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “CLEANING 3”, duke goditur një tjetër hallkë të rrjetit të shpërndarjes së drogës në qytet. Pas një hetimi disa­mujor me metoda speciale, të ndjekur nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në pranga kanë rënë 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit. Një tjetër shtetas vijon të jetë në kërkim.

Gjatë aksionit u sekuestruan kokainë, kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, armë të ftohta dhe 16 aparate celularë.

Sipas Policisë, hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr. 880 të këtij viti, i cili lidhet me operacionet e mëparshme “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2”, ku gjithashtu janë arrestuar shpërndarës droge pranë gjimnazeve të Durrësit. Provat e siguruara çuan në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, duke dokumentuar plotësisht skemën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Të arrestuarit me urdhër të Gjykatës së Durrësit:

  • Fabrizzio Asllanaj, 30 vjeç (organizator i dyshuar), ndaj tij rëndojnë gjithashtu akuzat për armë dhe municione pa leje, kontrabandë, fshehje të ardhurash, mospagim taksash, moslëshim kuponi tatimor dhe punësim të paligjshëm.
  • Blerim Oshafi, 32 vjeç
  • Aurel Prendi, 24 vjeç
  • Elkid Shehu, 19 vjeç
  • Taulant Dervishi, 36 vjeç
  • Fatmir Canollari, 31 vjeç
  • Greg Kamberi, 27 vjeç
  • Indrit Hadja, 35 vjeç
  • Sulejman Shahaj, 58 vjeç
  • Indrit Dakavelli, 38 vjeç
  • Mariglen Keçi, 29 vjeç, gjithashtu i akuzuar për prodhim/mbajtje të armëve të ftohta
  • Vladimir Shehu, 20 vjeç, i akuzuar gjithashtu për prodhim/mbajtje të armëve të ftohta

Ndërkohë, është shpallur në kërkim B. M., ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në burg”.

Materialet e sekuestruara gjatë operacionit:

  • 180 doza kokainë (100 gr)
  • 620 doza marijuanë (1.25 kg)
  • 2 peshore elektronike
  • 16 telefona celularë
  • 3 armë të ftohta
  • 1 përforcues grushti
  • Fishekë luftarakë

Nga hetimet rezulton se grupi vepronte kryesisht pranë shkollave të mesme në Durrës, ku shpërndante dhe shiste lëndë narkotike.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...