Gazetari Artan Hoxha nuk është lejuar mëngjesin e djeshëm teksa tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë. Sipas informacioneve paraprake, autoritetet greke nuk i kanë lejuar hyrjen, pasi dyshohet se ai figuron i shpallur “person non grata”.
Hoxha është detyruar të kthehet pas drejt territorit shqiptar. Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar nga pala greke apo vetë gazetari mbi arsyet e këtij bllokimi.


