UGSH reagon pas ndalimit të gazetarit Hoxha në kufi: “Masë absurde, të ndërhyjë shteti shqiptar dhe …”

Date:

Share post:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas vendimit të autoriteteve kufitare greke për të shpallur gazetarin investigativ Artan Hoxha “person të padëshirueshëm” në territorin e Greqisë.

Sipas UGSH, vendimi i komunikuar në pikën kufitare të Kakavijës është bërë përmes një dokumenti zyrtar të firmosur dhe vulosur nga autoritetet greke, ku si arsye e masës është shënuar:
“Cenon sigurinë e brendshme të BE-së (ose të një shteti të vetëm të BE-së)”, një formulim i përcaktuar në dy gjuhë në dokumentin e dorëzuar gazetarit.

UGSH thekson se ndaj Hoxhës nuk është dhënë asnjë shpjegim tjetër specifik nga pala greke, ndërsa gazetari nuk ka qenë kurrë subjekt hetimesh penale apo procedurash ligjore në Greqi apo në ndonjë vend të BE-së.

Sipas Unionit, kjo masë e konsideruar “ekstreme” i shtohet rasteve të mëparshme të gazetarëve shqiptarë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Prej vitesh të njëjtën masë e ka mbi vete gazetari Marin Mema, ndërsa një urdhër i ngjashëm i është komunikuar edhe gazetarit Enrik Mehmeti. Përveç tyre, UGSH nënvizon se gazetarë të tjerë shqiptarë janë ndalur periodikisht në kufi apo aeroporte greke, të intervistuar apo vonuar pa dhënë arsye zyrtare.

Unioni rikujton se prej vitesh ka kërkuar nga autoritetet greke sqarime zyrtare për këto masa të përsëritura, ndërsa i ka bërë thirrje edhe organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe institucioneve diplomatike për solidaritet dhe reagim.

UGSH apelon që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të aktivizojë mekanizmat paritarë për të kërkuar shpjegime nga pala greke dhe të ofrojë mbështetje për mbarëvajtjen e proceseve ligjore që lidhen me këto raste.

Në deklaratë ngrihen gjithashtu dyshime se segmente të ekstremizmit politik dhe nacionalist në Greqi mund të ushtrojnë ndikim mbi struktura të policisë dhe shërbimeve greke, duke ndikuar në hartimin e listave të gazetarëve shqiptarë që raportojnë për çështje historike dhe tema të ndjeshme që prekin komunitetin grek në Shqipëri apo homogjenët grekë të kthyer në shtetas grekë pas viteve ’90.

UGSH e konsideron këtë praktikë “precedent të rrezikshëm” që bie ndesh me lirinë e qarkullimit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e raportimit mediatik.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...