Zbulohet identiteti i personit të ndaluar si i përfshirë në vrasjen e Elbasanit

Date:

Share post:

Policia ka ndaluar Naldo Gjonin, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan.
Paraprakisht deklarohet se i ndaluari nga policia ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Personi është fiksuar në rrugën e Kombit duke bërë pagesën te trau. Policia ndërkaq ka kryer kontroll edhe në banesën e tij në Lezhë. Ndërkohë natën e kaluar një kontroll banese është bërë dhe në Durrës nga policia në lidhje me vrasjen e Mëhallës, po pas kontrollit dhe verifikimeve mësohet nga ZO se nuk ka patur të shoqëruar.
Hetimet për vrasjen vijojnë me intensitet, ndërsa pritet që dëshmia e Gjonit të hedhë dritë mbi ngjarjen, pista kryesore e së cilës dyshohet për një larje hesapesh për prishje pazaresh në fushën e lëndëve narkotike. Po kjo nuk është pista e vetme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...