Të drejtat dhe vrasja e bujshme e CEO-s së Sigurimeve Shëndetësore/ Autori kërkon përjashtimin e provave kyçe

Date:

Share post:

Luigi Mangione, 27 vjeç, i akuzuar për vrasjen e drejtuesit të lartë të kompanisë së sigurimeve shëndetësore UnitedHealthcare në SHBA, u paraqit këtë fillimjave në Gjykatën e Lartë të Manhatanit, ku nisi një seancë disaditore për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes për të përjashtuar ditarin e tij dhe prova të tjera kyçe nga dosja e akuzës.

Mangione hyri në sallë nga një derë anësore, me duar të lidhura, i veshur me një xhaketë gri të errët dhe një këmishë me kuadrate. Pasi mbërriti te vendi i mbrojtjes, një oficer i gjykatës i hoqi prangat.

Ai u arrestua në një McDonald’s në Pensilvani pas disa ditësh kërkimesh, pasi CEO Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje më 4 dhjetor 2024 në një trotuar të Manhatanit. Gjatë arrestimit, policia i gjeti në çantën e shpinës disa sende që, sipas prokurorisë, e lidhin drejtpërdrejt me krimin. Avokatët e tij pretendojnë se çanta është kontrolluar pa urdhër gjykate dhe se provat duhet të shpallen të pavlefshme. Prokurorët kundërshtuan dhe kërkuan zhvillimin e një seance të posaçme.

Mbrojtja e Mangiones po përballet me prokurorët në dy procese paralele: edhe në çështjen federale, ku ai përballet me dënimin me vdekje, teksa avokatët po kërkojnë përjashtimin e të njëjtave prova. Procesi federal pritet të vijojë më 9 janar.

Pamjet filmike dhe telefonata te 911-a

Në seancën e së hënës, prokurorët shfaqën videon e plotë të momentit kur Thompson u qëllua para një hoteli, si edhe pamjet e brendshme të McDonald’s ku dy oficerët e parë iu afruan Mangiones, pasuar nga të paktën gjashtë të tjerë. Gjithashtu u dëgjua telefonata 911 e menaxheres së restorantit, e cila raportoi një klient që “ngjante me personin që kërkohej si vrasësi i CEO-s nga Nju Jorku”.

Ndër provat e sekuestruara është një bllok shënimesh me shkrime dore, që autoritetet e kanë cilësuar “manifest”, me pasazhe për pakënaqësinë e tij ndaj industrisë së kujdesit shëndetësor dhe synimin për të kryer një sulm. Mbrojtja ka kërkuar që këto shënime të mos publikohen në seancë, duke argumentuar se mund të ndikojnë tek juria.

Debati mbi ligjshmërinë e kontrollit të çantës

Avokatja e tij, Karen Friedman-Agnifilo, ka deklaruar se policia ka kryer një kontroll të paligjshëm, pasi Mangione ishte i prangosur, i rrethuar nga oficerë dhe çanta ndodhej mbi një tavolinë disa metra larg. Sipas saj, policia kërkoi urdhër kontrolli vetëm shtatë orë pasi e kishte hapur çantën.

Prokuroria nga ana tjetër argumenton se provat do të zbuloheshin “pashmangshëm” gjatë hetimit, edhe nëse çanta nuk do të ishte kontrolluar menjëherë.

Çështjet e tjera të hetimit

Gjykatësi Gregory Carro më herët kishte rrëzuar dy akuzat më të rënda për terrorizëm, duke vlerësuar se nuk kishte prova se Mangione kishte kryer një akt terrorist. Ai megjithatë përballet me nëntë akuza të tjera në shtet, si dhe me procesin federal për vrasje.

Prokurorët shtojnë se Mangione ka lënë gjurmë ADN-je dhe shenja gishtash në disa sende që autori i vrasjes ka hedhur pranë vendit të ngjarjes.

Mbrojtja kërkon gjithashtu të përjashtojë çdo deklaratë që ai ka bërë para datës 19 dhjetor, duke pretenduar se nuk i janë dhënë të drejtat Miranda me kohë. Në McDonald’s ai u kishte dorëzuar oficerëve një kartë identiteti të rreme me emrin “Mark Rosario”, identitet që ishte përdorur edhe për të prenotuar një hostel në Nju Jork.

Pas marrjes së të drejtave Miranda, ai ka zgjedhur të mos flasë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...