Aksident në minierën e Bulqizës

Date:

Share post:

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Mësohet se një 45-vjeçar është dëmtuar rëndë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të minierës, pasi nuk ka marrë masat përkatëse të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh.D., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, duke qenë me detyrë drejtues punimesh i një subjekti privat, nuk ka marrë masat përkatëse të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë, gjatë punës është dëmtuar punëtori, shtetasi O.B., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...