Dhunë në Fushë-Krujë, sulmohen futbollistët e Skënderbeut dhe trajneri Gjoka

Date:

Share post:

Tre lojtarë të Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar në Fushë-Krujë, para ndeshjes me Ilirinë. Sipas njoftimit zyrtar të klubit korçar, incidenti ka ndodhur para se skuadra të hynte në dhomat e zhveshjes. Skënderbeu deklaron se dhuna është ushtruar nga persona të stafit dhe futbollistë të Ilirisë. Klubi thekson se situata e krijuar është e papranueshme dhe se në kushte të tilla nuk mund të zhvillohet futboll. Në reagimin e tij, Skënderbeu nënvizon se ky episod nuk përfaqëson vlerat e sportit. Klubi kujton se në Korçë mikpritja konsiderohet traditë dhe se e njëjta qasje pritet edhe nga kundërshtarët. 

Reagimi i Klubit: 

“Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.

Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...