Studentja Migena Xhaferraj shpallet fituese e “UAMD Got Talent”

Date:

Share post:

Spektakli “UAMD Got Talent” kulmoi mbrëmë me kurorëzimin e dy studenteve që shkëlqyen mbi pjesëmarrësit e tjerë: Migena Xhaferraj, fituese e Çmimit të Madh në kategorinë këngë dhe Adivije Hoxha, e vlerësuar me Çmimin “Muza Poetike”, vendin e dytë, për interpretimin e saj të ndjeshëm. Të dyja performancat sollën emocione të bukura në sallë, duke bërë që publiku dhe juria t’i duartrokisnin gjatë.

Në momentin e shpalljes së çmimeve, atmosfera në Qendrën Kulturore u bë elektrizuese. Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, dorëzoi çmimet dhe u shpreh i befasuar nga niveli artistik i studentëve, duke theksuar se talenti i tyre është një pasuri që universiteti do të vijojë ta mbështesë dhe promovojë.

Mbrëmja, e moderuar nga gazetarja Kozeta Kurti, qe një festë artistike, ku skena u mbush me këngë, interpretim dramatik, muzikë instrumentale, kërcim dhe krijime origjinale. Studentët sollën energji, pasion e përkushtim, duke e kthyer eventin në një prej aktiviteteve të veçanta të 20-vjetorit të UAMD.

Ndonëse fitueset morën vëmendjen kryesore, gjithë aktiviteti ishte një dëshmi e talentit studentor dhe e rolit të universitetit si një hapësirë angazhimi ku dhe arti merr jetë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...