Sekuestrohen 4 mln euro pasuri në Vlorë

Date:

Share post:

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 4 mln euro, të cilat dyshohen se janë vënë nga veprimtaria kriminale. 

Bëhet fjalë për 12 pasuri, të cilat janë në pronësi të 91-vjeçarit Pelivan Canaj dhe djemve të tij. Organi i akuzës njofton se i moshuari po ashtu është vënë nën hetim edhe për pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Hetimet, të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.25 të vitit 2023, kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Canajt, të cilat përfshijnë prona, ndërtesa, biznese dhe truall, me vlerë totale rreth 4 milionë euro.

9 prej pronave janë në emër të djalit të tij Fatos Canaj, ndërsa 2 apartamente në emër të shoqërisë “Faed” sh.p.k po ashtu në pronësi të Fatos Canajt dhe vëllait të tij Erion Canaj.

Njoftimi i plotë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;

– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;

– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe

– Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.

Në një tjetër rast të ndarë, tre shtetas kosovarë, E.Th., B.K., dhe M.K. janë dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.

Veprimet e Prokurorisë së Vlorës synojnë të rrisin kontrollin mbi aktivitetet kriminale dhe të parandalojnë përdorimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, duke treguar një qasje të vendosur të drejtësisë shqiptare ndaj veprimtarive kriminale që përfshijnë pasuri të mëdha.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...