Kryedemokrati i Durrësit Muka: S’jam lidhur kurrë me Dakon, akuzat e Salianjit janë show politik

Date:

Share post:

Kryetari i degës nr. 1 të Partisë Demokratike në Durrës, Ardian Muka, ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, pas deklaratave që ky i fundit ka bërë ndaj tij në disa studio televizive.

“Nuk doja të merresha me këtë klloun politik që del nga dyert e blinduara të PD-së dhe hyn nga dritarja si ‘luan’, por meqë prej ditësh endet emision më emision duke më përmendur, po i jap sot përgjigjen time”, deklaron Muka.

Ai thekson se demokratët dhe qytetarët e Durrësit “e dinë shumë mirë” se e vetmja gjë që e ka lidhur ndonjëherë me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako janë betejat elektorale kundër tij.

“Kam qenë gjithmonë përballë Dakos, kurrë ortak në biznes. Kompania ime e betonit ka tetë vite që nuk operon, edhe për shkak të luftës së egër që ai i bënte kundërshtarëve ideologjikë dhe tregtarë”, shprehet ai.

Muka kujton disa prej përballjeve të tij politike:

  • kandidimi si përfaqësues i demokratëve për bashkinë e Durrësit më 22 mars 2022, “ku PS dhe bandat bënë masakrën e radhës”;
  • nismat qytetare në mbrojtje të kulturës, traditës dhe arkeologjisë së qytetit;
  • qëndrimet në Këshillin Bashkiak, “ku mbroj interesat e qytetarëve pa asnjë kompromis”.

Ndërsa për Ervin Salianjin ka një listë akuzash të drejtpërdrejta. Sipas Mukës, demokratët e Durrësit do ta mbajnë mend Salianjin:

  • “si negociatorin e shitjes së zgjedhjeve të vitit 2015”;
  • “si koordinatori i përçarjes së votës demokrate në zgjedhjet vendore 2022”;
  • “si njeriun që prishi procesin e denoncimit të PD-së ndaj kryetarit të komisionit të ligjeve, Xhafaj, me historitë e tij ‘Babale’”.

Ai akuzon gjithashtu se Salianji po përpiqet të zhvendosë vëmendjen e demokratëve nga beteja ndaj qeverisë te mbledhje me “punëtorë rimorkiatoresh, taksistë apo roje sigurie”, të gjithë njerëz të nderuar, thekson Muka, por që “nuk kanë asnjë lidhje strukturore me PD-në e Durrësit”.

Muka nënvizon se debati për ndryshimet e nevojshme në PD, njerëzore, strukturore dhe organizative është i drejtë dhe duhet të hapet sa më shpejt brenda partisë, por jo të përdoret si flamur nga “njerëzit e gabuar”.

“Çfarëdo të ndodhë, zoti Salianji, ju do të mbaheni mend si njeriu që me shkop në dorë goditët demokratët që mendonin ndryshe nga ju”, përfundon reagimi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...