Familjarët: Thikat mbi Erionin, në çdo zemër shqiptari! Dhimbja që trondit Durrësin dhe heshtja që e rëndon më shumë

Date:

Share post:

“Të gjithë, mësues, mjekë e qytetarë duhet ta dinë se nesër mund të ketë një Erion tjetër. Thikat mbi Erionin janë në çdo zemër shqiptari sot”, u shpreh me dhimbje dhe zhgënjim halla e tij, Barie Çupi, e cila mbërriti sot në sheshin “Liria” në Durrës për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar në rrjetet sociale. Por sheshi ishte thuajse bosh.

Protesta, e thirrur në orën 11:00 për të kërkuar drejtësi për 15-vjeçarin Erjon Boba, i cili u godit me thikë më 25 nëntor, në zonën e ish-Kënetës, dhe humbi jetën pas nëntë ditësh në spital. Vetëm 3-4 adoleshentë u shfaqën, por u larguan pasi panë mungesën e pjesëmarrësve të tjerë. Në shesh erdhën e mbetën pak veta, mes tyre halla e viktimës, ndërsa prania e mediave dhe policisë ishte më e madhe se ajo e qytetarëve.

“Erioni ishte prerë në besë. Nëse je djalë i mirë, rrezikon të vritesh”

E shtrënguar nga dhimbja, por edhe nga zhgënjimi, Barie Çupi foli hapur për gjendjen e shoqërisë:
“Erioni ishte edukuar me punë. E vërteta e dhimbshme është se ai është prerë në besë nga kjo shoqëri. Sot, nëse një fëmijë është djalë i mirë, rrezikon të vritet nga një fëmijë prindërit e te cilit nuk janë marrë me edukimin e tij. Shteti duhet të tronditet. Ky është një tërmet kur arrijnë të vriten fëmijët. Nuk ka asgjë më të rëndë se kjo.”

Ajo nënvizoi se indiferenca e shoqërisë është po aq e dhimbshme sa vetë humbja. Për të, ky rast duhet të kishte qenë një kambanë alarmi, një moment bashkimi – jo braktisjeje.

Arsyeja e boshllëkut: orari mësimor dhe mungesa e iniciativës nga shkollat

Sipas hallës së Erionit, një nga arsyet e mospjesëmarrjes së nxënësve ishte fakti se protesta u zhvillua gjatë procesit mësimor, ndërsa mësuesit dhe prindërit – që duhej t’i shoqëronin – nuk kanë ndërhyrë:
“Ata duhet të ishin këtu. Mësuesit duhej të na bashkoheshin, të udhëhiqnin fëmijët. Duhej të ishte një thirrje e përbashkët. Por askush nuk lëvizi.”

“Po rritet jo një brez edukativ, por agresiv”

Edhe Shaqir Çerpja, i afërt me familjen Boba, nënvizoi me tone të forta se krimi mes të miturve është pasojë e një shoqërie që ka humbur orientimin:
“Po jetojmë në një shoqëri depresive dhe indiferente. Nuk reagojmë për asgjë. Kur shkojnë në shkollë, nxënësit nuk marrin libra e fletore, por thika dhe municione. Askush nuk interesohet çfarë bën fëmija i vet.”

Sipas tij, mungesa e solidaritetit është tregues i një krize të thellë kulturore, morale dhe institucionale.

Një jetë e ndërprerë brutalisht

Erjon Boba, nxënës i gjimnazit “Dom Nikollë Kaçorri”, u plagos me thikë më 25 nëntor nga një 14-vjeçar, M. Kllogjeri. Ai qëndroi për ditë me radhë në reanimacion, fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas në QSUT, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, por protesta që duhej të shprehte reagimin e shoqërisë u kthye në një demonstrim të heshtjes dhe ndarjes sociale.

Ky është një tregues i frikshëm se sa lehtë mund të shuhet zëri i drejtësisë nëse heshtja kolektive bëhet normë, pasi siç u shpreh halla e Erionit:
“Nesër mund të ketë një Erion tjetër.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...