Kreu i SPAK Altin Dumani bën bilancin në Durrës: Shumë zyrtarë të lartë, por dhe policë e prokurorë në sitën e SPAK

Date:

Share post:

Në një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm përgjegjësi e SPAK-ut, por një detyrë që duhet të përfshijë të gjitha institucionet dhe vetë shoqërinë.

Para pedagogëve dhe studentëve të UAMD, Dumani pranoi se gjatë këtyre viteve kanë hasur sfida dhe problematika, por shtoi se bilanci i punës është i prekshëm dhe i matshëm.

Ai nënvizoi se SPAK ka ngritur akuza ndaj personave me peshë të rëndësishme politike, kryetarë bashkish, deputetë dhe deri te ministra. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se për rreth 50% të personave ndaj të cilëve janë ngritur akuzat, gjykatat kanë dhënë tashmë vendime.

“Korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. Fatkeqësisht na është dashur t’i vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë, madje mund të kemi pasur edhe marrëdhënie shoqërore.

Por kemi zbatuar detyrën. Për të ardhur edhe te policia. Në kaq vite SPAK, numri i policëve të hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale është mbi 70. Në këto vite, numri i policëve të hetuar për korrupsion apo vepra të tjera penale është mbi 70. Fatkeqësisht, në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë policie, që madje janë deklaruar edhe fajtorë, si pjesë të organizatave kriminale apo grupeve të strukturuara kriminale.

Nuk janë vetëm nga policia, por edhe nga gjyqësori. Një kemi një çështje kur një gjyqtari i është atribuuar edhe vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale.”, u shpreh Dumani.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...