Franca fiton “Junior Eurovision 2025”, Shqipëria renditet e gjashta me Kronin

Date:

Share post:

“Junior Eurovision Song Contest 2025” u mbyll mbrëmjen e kaluar dhe Franca u kurorëzua fituese e edicionit, pas një gare të fortë me Ukrainën.

Fituesja e madhe e këtij edicioni është këngëtarja franceze Lou Deleuze me këngën “Ce Monde”. Ajo arriti të triumfojë në një përballje që u cilësua si “fotofinish” për shkak të diferencës së ngushtë dhe garës së fortë me përfaqësuesen e Ukrainës.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Shqipërisë, Kroni Pula, ka arritur një rezultat mjaft dinjitoz, duke e pozicionuar vendin tonë në vendin e 6-të mes 18 shteteve pjesëmarrëse në finale. Me këngën “Fruta Perime”, Kroni dhuroi një performancë të bukur vokale dhe skenike, e cila u duartrokit në sallë, duke grumbulluar në total 145 pikë.

Votimi i këtij viti solli mbështetje të gjerë për Shqipërinë. Një moment kulminant ishte vlerësimi maksimal nga vetë fituesi i festivalit; juria e Francës i dha Shqipërisë 12 pikë. Pikë të rëndësishme për Kroni Pulën erdhën gjithashtu nga juritë e Ukrainës, Holandës, Polonisë, Malit të Zi, Portugalisë, Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Mbështetja për këngën shqiptare ishte masive edhe në votimin online. Nga votat e publikut, Shqipëria mori 85 pikë, duke u ngjitur në tabelën përfundimtare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...