Procedim penal për 44-vjeçarin nga Durrësi, fenomeni i prindërve që shmangin detyrimet ndaj fëmijëve

Date:

Share post:

Një 44-vjeçar nga Durrësi është vënë nën procedim penal për mosdhënie të kontributit për rritjen e fëmijëve, sipas një vendimi të formës së prerë të gjykatës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi prej rreth tre vitesh nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për të kontribuar financiarisht në rritjen e fëmijëve të tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa rasti hedh dritë mbi një fenomen që vijon të mbetet shqetësues në shoqëri. Pas ndarjeve apo divorceve, jo pak prindër, më shumë baballarë, po dhe nëna, shmangin përgjegjësitë financiare dhe morale ndaj fëmijëve të tyre, duke mos respektuar vendimet e gjykatës.

Ekspertët theksojnë se mungesa e kontributit nuk është vetëm shkelje ligjore, por ndikon drejtpërdrejt në mirërritjen dhe zhvillimin psikologjik e social të fëmijëve. Barrën kryesore e mbart prindi kujdestar, i cili shpesh përballet i vetëm me kostot e ushqimit, arsimit, shëndetit dhe edukimit të përditshëm.

Autoritetet nënvizojnë se zbatimi i vendimeve gjyqësore për detyrimet prindërore është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe parandalimin e rasteve të ngjashme, duke rikujtuar se përgjegjësia ndaj fëmijëve nuk përfundon me ndarjen e çiftit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...