Masakër gjatë një eventi fetar në plazhin Bondi të Sydney, të paktën 10 viktima dhe 60 të plagosur

Date:

Share post:

Momente horror u përjetuan mbrëmjen e kaluar në plazhin Bondi të Sydney-t, Australi, ku gjatë një eventi publik të lidhur me festën e Hanukkah-ut, një sulm i armatosur tronditi qytetin. Të paktën 10 persona humbën jetën dhe rreth 60 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe efektivë policie, pas të shtënave me armë zjarri që shkaktuan panik masiv mes qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë që ndodheshin në zonë.

Ngjarja ndodhi pranë një prej plazheve më të frekuentuara të Australisë, ku ishin mbledhur për të shënuar Hanukkah-un. Sirenat, të shtënat dhe vrapimet e njerëzve për t’u shpëtuar plumbave krijuan një skenë kaosi, ndërsa forca të shumta policie dhe shërbime emergjence mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Në mes të kaosit, një moment i jashtëzakonshëm guximi u fiksua edhe në video dhe po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale. Një burrë, i veshur me një bluzë të bardhë, vërejti një nga sulmuesit teksa qëllonte drejt turmës. Pa hezitim, ai iu afrua atentatorit nga mbrapa dhe, pas një përplasjeje të shkurtër fizike, arriti t’i kapë armën dhe t’ia heqë nga duart, duke e çarmatosur dhe duke shmangur kështu pasoja edhe më tragjike.

Pas sulmit, një pamje simbolike dhe prekëse nga vendngjarja ka bërë xhiron e mediave: një shall lutjeje hebraike, i përgjakur, që i përkiste një personi të pranishëm në event, dëshmi e dhunës së përjetuar gjatë festës fetare.

Autoritetet australiane kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një sulm masiv me armë zjarri gjatë një eventi publik dhe se hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat, motivet e autorëve dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndërkohë, qyteti i Sydney-t dhe komuniteti hebraik janë zhytur në zi, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në zona publike dhe evente të ngjashme.

Po çfarë po festohej?

Festa Hanukkah (ose Chanukah) është një festë hebraike, e njohur si Festa e Dritave.

Ajo zgjat 8 ditë dhe përkujton një ngjarje historike që lidhet me ripërkushtimin e Tempullit të Dytë në Jerusalem, rreth shekullit II p.e.s., pas fitores së hebrenjve mbi sundimin greko-sirian.

Sipas traditës hebraike, kur tempulli u pastrua dhe u rihap, kishte vaj të mjaftueshëm për të ndezur kandilin vetëm për një ditë, por mrekullisht ai qëndroi i ndezur për tetë ditë. Pikërisht kjo mrekulli simbolizon Hanukkah-un.
Në thelb, Hanukkah është një festë paqësore, që simbolizon besimin, qëndresën dhe dritën mbi errësirën, që e bën edhe më tronditës faktin që një ngjarje e tillë e dhunshme ndodhi gjatë një eventi festiv.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...