Në hetim 2 punonjëset e Postës Shqiptare në Devoll, abuzime me pensionet

Date:

Share post:

Policia nisi hetimet për përgjegjësen e zyrës postare Vishocicë në Devoll dhe arkëtaren.

Përgjegjësja, 29 vjeçe dhe arkëtarja 27 vjeçe akuzohen për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, ato kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për shtetaset:

 -P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll;

 -E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll.

Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/Veliaj liron nga detyra 2 nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra! Emërohet Etleva Bisha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe...

Tiranë/Arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm, në arrest shtëpie!

Arrestohet në Vorë 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça. Momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...