Arresti kardiak i merr jetën shefit të krimeve në autostradën Tiranë–Durrës

Date:

Share post:

Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte automjetin e tij në autostradën Tiranë–Durrës.

Efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Ai ushtronte detyrën si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Biba ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të problemit shëndetësor dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
45-vjeçari nga Kodër Rrësheni, ishte Oficer i Policisë me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve në Durrësit, qytet ku jetonte prej disa kohësh me familjen, ndërsa më parë ka punuar edhe në Policinë e Lezhës dhe te Mirditës.

“Në autostradën ‘Tiranë–Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Shtetit.
Familjarë, miq dhe kolegë janë tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e 45-vjeçarit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pritë në Sarandë, arrestohen 3 shtetas

Finalizohet operacioni policor i koduar "Silenciatori", si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë...

DASH: SHBA mirpret ratifikimin e kredisë ushtarake 302 milionë dollarë për Shqipërinë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara mirëpresin ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të...

Shtëpia ‘një ëndërr’ në Tiranë, çmimet e apartamenteve në 32 zonat kadastrale rritje deri në 151%

Sipas të dhënave të indeksit, te Njësia nr. 1 çmimet mesatare të shitblerjes së apartamenteve në Tiranë, deri...

Zjarri në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, asfiksohen 6 pushues

Mbrëmjen e së hënës në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, te...