Reforma, çfarë do të ndodhë me mbetjet në Durrës

Date:

Share post:

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot mbylljen e fazës së parë të reformës së mbetjeve dhe se çfarë do ndodhë në vijim. Gjatë një konference për shtyp, ministri theksoi se të gjitha projektet lidhur me këtë reformë do të nisin realizimin e tyre në vitin 2027.

Sipas Jaupajt, projektet që janë hartuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane, franceze dhe Komisionin Europian, do të financohen përmes marrëveshjeve bilaterale dhe me Komisionin Europian. Ndër të tjera, ai njoftoi se Ministria e Mjedisit po punon për integrimin e përgjegjësisë mjedisore në Kodin e ri Penal, si pjesë e një reforme më të gjerë të përgjegjësisë ligjore ndaj mbetjeve.

Fjala e plotë e ministrit Jaupaj:

“Janë duke u zbatuar projektet për zgjerimin e 4 landfilleve rajonalë, ndërtimin e 7 landfilleve rajonalë, 17 stacione të transferimit do të ndërtohen, 10 stacione të rikuperimit të mbetjeve, 5 qendra kompostimi në bashkitë me karakter bujqësor dhe do të rehabilitohen 49 vendedepozitime ilegale që janë në të gjithë territorin. Të gjithë projektet që janë duke u hartuar, jemi duke i hartuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane franceze dhe Komisionin Europian, do të nisin zbatimin në vitin 2027, pasi financimi i projekteve është siguruar falë marrëveshjeve bilaterale dhe marrëveshjeve me Komisionin Evropian.

Sa i takon Sharrës, Fierit dhe Elbasanit, këto zona përfaqësojnë 65% të mbetjeve urbane në Shqipëri. Për këtë kemi nisur bashkëpunim me partnerët francezë për realizimin e studimeve të fizibilitetit për të tre këto zona. Deri në fund të viti do të kemi një dokument të qartë të aspektit ligjor, teknik dhe financiar sa i takon mënyrës se si Ministria e Mjedisit do të menaxhojë sëbashku me Operatorin e Trajtimit të Mbetjeve këto 3 zona që kanë patur.

Do ndihmojmë edhe bashkitë sa i takon bazës materiale, konkretisht për 3 zonat e menaxhimit të mbetjeve, atë të Beratit, Tiranë-Durrësit dhe të Dibrës gjatë këtij viti do dorëzohen 5 mijë kontejnerë mbetjesh. Bashkitë do të duhet të nisin ndarjen në burim të mbetjeve. Jemi duke punuar me Ministrinë e Mjedisit që përgjegjësia mjedisore, pjesë e direktivës së përgjegjësisë mjedisore të jetë plotësisht e parashikuar në Kodin e ri Penal. Në fund të muajit shkurt do të lançojmë paketën e cilësisë së ajrit, ku përfshihet strategjia kombëtare, ligji i ri dhe disa vendime të zbatimit”, tha ministri Jaupaj

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

DASH: SHBA mirpret ratifikimin e kredisë ushtarake 302 milionë dollarë për Shqipërinë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara mirëpresin ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të...

Shtëpia ‘një ëndërr’ në Tiranë, çmimet e apartamenteve në 32 zonat kadastrale rritje deri në 151%

Sipas të dhënave të indeksit, te Njësia nr. 1 çmimet mesatare të shitblerjes së apartamenteve në Tiranë, deri...

Zjarri në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, asfiksohen 6 pushues

Mbrëmjen e së hënës në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, te...

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...