Kuçovë/Kërcënoi se do të hidhej nga kulla, zbret pas negociatave punonjësja e pastrimit

Date:

Share post:

Situata dramatike e regjistruar sot në Kuçovë ka përfunduar pa pasoja tragjike, pasi punonjësja e pastrimit, e cila kishte hipur në majë të kullës së oksigjenit pranë ish-Uzinës, ka pranuar të zbresë pas negociatave me policinë.

Elona Bregu, 40 vjeçe, e pushuar nga puna, ndërmori këtë veprim në mënyrë demonstrative, pasi pretendon se ishte larguar nga detyra sepse kishte kërkuar pagën e vonuar prej dy muajsh. Ajo qëndroi për disa minuta në lartësi, duke kërcënuar se do t’i jepte fund jetës.

Pas bisedimeve me policinë vendore dhe përfaqësues të bashkisë, të cilët i premtuan se do të rikthehej në punë, 40-vjeçarja zbriti nga kulla dhe më pas u shoqërua nga efektivët për marrje në pyetje dhe ndjekjen e procedurave standarde.

Ndërkohë, edhe punonjëse të tjera të larguara nga puna u shprehën për arsyet e kësaj proteste të pazakontë.

“Nuk ja ka dhënë rrogën, e ka pushuar nga puna. Tre veta, të tre ne. Ka hequr edhe të tjerë, para katër muajsh janë hequr edhe 4 të tjerë. Na kanë hequr nga puna pse kemi vajtur në Bashki. Ne as kemi sharë dhe as ofenduar atje”, tregojnë dy nga punonjëset, gjithashtu të pushuara nga puna.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në qytet, ndërsa pritet një qëndrim zyrtar nga Bashkia lidhur me pretendimet e ngritura nga punonjëset.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...