Grabitësi i bankës ndërtues i falimentuar

Date:

Share post:

Sipas policisë, autori është identifikuar si Bardhyl Fusha 58-vjeç dhe është arrestuar menjëherë nga efektivët. 

58-vjeçari ka hyrë në mjediset e bankës me kallashnikov dhe ka qëlluar edhe njëherë në dysheme, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta, ndërsa në momentin që ka tentuar të largohet nga banka, ku ka marrë një shumë parash, ai është përballur me dy punonjës policie.

58-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, ndërsa ka ulur armën. Një prej policëve i është afruar për t’i vënë prangat, ndërsa 58-vjeçari qëndronte në këmbë. Një çantë e zezë shpine dhe arma automatike u lanë prej tij në hyrje të filialit të bankës, vend ku ai i la pasi u përball me policët.

Në një njoftim zyrtar, Policia tha se “rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme.

“Ndal mos lëviz, policia”, i janë drejtuar 58-vjeçarit, ndërsa të dy punonjësit e policisë i kishin drejtuar pistoletat në drejtim të tij.

“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.”, njofton policia.

Tentoi të grabiste bankën me kallashnikov, publikohet fotoja e autorit

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...