Tentativë grabitje në Tiranë, autori hyn me kallashnikov brenda bankës

Date:

Share post:

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për një grabitje me armë në një bankë në Tiranë. Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut, pranë rrugës Muhedin Llagami.

Raportohet se autori Bardhyl Fusha nuk ka arritur të marrë para sepse është kapur nga policia dhe po shoqërohet në komisariat, pasi dyshohet se ka hyrë në një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Emërohet administratori i ri i Ujësjellës Kanalizime në Durrës

Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar...

Aksident me vdekje në Durrës

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin...

E vetmja e llojit të saj, pas 83 vitesh gjendet në Detin Jon anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Tetëdhjetë e tre vjet pas fundosjes së saj, një nga silurueset më të rralla të marinës gjermane të...

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...