Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm

Date:

Share post:

Një gjykatë në Korenë e Jugut dënoi me burgim të përjetshëm ish-presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, për një përpjekje të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak në dhjetor 2024.

Ai u shpall fajtor për udhëheqje të një kryengritjeje. Teksa mësoi fatin e tij, ish-presidenti nuk shfaqi asnjë emocion, raporton BBC.

Urdhri i Yoon-it zgjati vetëm gjashtë orë, por tronditi vendin, ai paralizoi atë që kishte mbetur nga qeveria dhe i kushtoi partisë së tij humbjen në zgjedhjet e radhës. Ai gjithashtu e polarizoi Korenë e Jugut.

Ministri i tij i Mbrojtjes, Kim Yong-hyun, u shpall gjithashtu fajtor dhe u dënua me 30 vite burg.

Yoon u shpall fajtor edhe për urdhrin ndaj ushtrisë për të arrestuar liderin e opozitës dhe presidentin e tanishëm, Lee Jae Myung.

Njëkohësisht ai është shpallur fajtor të Yoon për shpërdorim detyre dhe për kryerje aktesh që synonin përmbysjen e rendit kushtetues.

Ndërsa mbështetësit e tij ndiqnin procesin jashtë gjykatës dhe brohorisnin se Korea është në rrëmujë të plotë, gjyqtari hodhi poshtë shqetësimet hetimore të ngritura nga ekipi i tij mbrojtës.

Megjithatë, gjykata konstatoi se nuk kishte prova të mjaftueshme që Yoon kishte planifikuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme një vit më parë.

Zyrtarë të tjerë u dënuan së bashku me Yoon, përfshirë ish-komandantin e inteligjencës dhe ish-shefin e policisë.

Roh Sang-won, ish-komandant i inteligjencës, është dënuar me 18 vite burgim. Cho Ji-ho, ish-shef i policisë, është dënuar me 12 vite burgim. Kim Bong-sik, ish-shef i Policisë Metropolitane të Seulit, është dënuar me 10 vite burgim. Mok Hyun-tae, ish-drejtues i gardës së policisë së Asamblesë Kombëtare, është dënuar me 3 vite burgim.

Yoon dhe të dënuarit e tjerë mund të apelojnë dënimet ndaj tyre brenda afatit një javor. Me gjasë, Yoon do ta çojë çështjen deri në Gjykatën Supreme.

Mes të pandehurve, dy prej tyre u shpallën të pafajshëm. Bëhet fjalë për Kim Yong-gun, ish-shefin e Byrosë së Hetimit në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe Yoon Seung-yeong, një ish-zyrtar në Byronë e Hetimit të Policisë.

Avokati i Yoon reagoi pas vendimit duke thënë senuk mbështetet në prova dhe akuzoi gjyqtarin se kishte ndjekur një “skenar të parapërgatitur” përpara shpalljes së verdiktit.

Yoon tashmë po vuan një dënim me burg për një tjetër vendim fajësie lidhur me urdhrin e dështuar për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai përballet ende me dy procese të tjera gjyqësore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...