Sherr me armë te Rruga e Kavajës

Date:

Share post:

Përplasja me armë ka ndodhur mesditën e së premtes në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet, pranë kompleksit “Delijorgji”.

Sipas informacioneve, raportohet se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori i ngjarjes është identifikuar si Besjan Ferazini, i cili është ende në kërkim.

Dyshimet janë se ky i fundit ka pasur një lidhje me bashkëshorten e të plagosurit, dhe pasi janë konfliktuar e ka plagosur me armë.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila njofton njoftoi më herët se është identifikuar autori dhe se po punohet për arrestimin e tij.

Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“, njoftoi policia. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...

UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit,...