Ndalohet i riu për vjedhje dhe procedohet një tjetër për përvetësim mallrash të vjedhura

Date:

Share post:

Një rrjet vjedhjesh dhe përvetësimesh ka dalë në dritë në Shijak, ku një i ri u ndalua dhe tjetri është proceduar nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Shijak ndaluan me iniciativë shtetasin E. D., pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje në servisin e K. K., duke marrë pjesë këmbimi për automjete me vlerë rreth 8,000 euro. Sipas hetimeve, pjesët e vjedhura dyshohet se ia ka shitur D. Sh., i cili aktualisht është në procedim penal, por në gjendje të lirë.

Nga kontrolli i celularit të të ndaluarit E. D., policia konstatoi gjithashtu faqe që lidhen me lojërat e fatit, të cilat dyshohet se kishin lidhje me aktivitetet e kundërligjshme të tij.

Si prova materiale janë sekuestruar celulari dhe pjesët e këmbimit për automjete, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...