Vrasja për një parkim, Gjykata e Durrësit lë në burg 48-vjeçarin nga Kavaja

Date:

Share post:

Arrest në burg për Landi Derjaj. Ky është vendimi i dhënë këtë të martë nga Gjykata e Durrësit për 48-vjeçarin e akuzuar për vrasjen me thikë të Skënder Vrapit, i njohur edhe si Skerdilajt Isufi.


Me vendim të gjyqtarit dhe pa pyetur palët, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor, ndonëse ngjarja dhe motivi i saj janë zbardhur.
Seanca për masën e sigurisë u zhvillua tri ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi lagjen nr. 3 të Kavajës. Sipas dosjes hetimore, konflikti mes dy burrave shpërtheu pas parkimit të automjetit nga ana e Skënder Vrapit përpara banesës së Landi Derjajt. Debati verbal degradoi në dhunë, deri në përdorimin e thikës, që i mori jetën 48-vjeçarit.

Viktima

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vleftësoi të ligjshëm arrestimin e Landi Derjajt, duke e konsideruar të bazuar dyshimin për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Pasi dëgjoi palët gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Një konflikt për një vend parkimi përfundoi në tragjedi, ndërsa hetimet vijojnë nga prokuroria.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri...

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...