Ndërron jetë 72-vjeçarja, ra nga tarraca e azilit në Gjirokastër

Date:

Share post:

Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja Sheqere Zeko, që jetonte në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, pasi u rrëzua nga tarraca e institucionit mesditën e sotme.

Lajmi është konfirmuar nga Spitali Memorial i Fierit, ku e moshuara ka mbërritur pa shenja jete në pavionin e traumës.

Sipas burimeve spitalore, 72-vjeçarja ka rënë nga një lartësi prej disa metrash, duke pësuar fraktura në shpatull dhe në këmbë, si dhe dëmtime të tjera trupore.

Fillimisht, ajo është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Burime bëjnë me dije se në momentet e para gjendja e saj qe e qëndrueshme, po më vonë u përkeqësua, duke detyruar mjekët të vendosin transferimin e saj drejt Spitalit Memorial të Fierit për trajtim më të specializuar. Mësohet se 72-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë transportimit.

Autoritetet policore pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...