Kur konfliktet online kthehen në dhunë fizike: sfidat e Gen “Z” në shkolla

Date:

Share post:

Rritja e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët ka sjellë një fenomen shqetësues në rritje. Konflikte që fillojnë online dhe përfundojnë në situata, përplasje fizike. Raportet e fundit tregojnë se vajzat dhe gratë janë më të prekura nga gjuha e urrejtjes dhe dhuna seksuale online, ndërsa te djemtë, debatet virtuale shpesh shndërrohen në përplasje fizike.

Oficerët e sigurisë në shkolla po përballen çdo ditë me këtë realitet, duke monitoruar jo vetëm nxënësit me sjellje problematike, por edhe ata që mund të jenë viktima të manipulimeve apo konfliktit, ndërsa psikologët e shkollës bashkëpunojnë për të mbrojtur sigurinë psikologjike dhe fizike të fëmijëve.

Konfliktet online që kthehen në dhunë

Analiza e riskut për nxënësit tregon se te djemtë konfliktet verbale online shpesh agravohen në konflikte fizike.

Ndërkaq te vajzat konfliktet verbale online rrisin tensionet në rrjetet sociale, shpesh pa u shndërruar në përplasje fizike, por duke shkaktuar trauma emocionale.

Renditja e riskut:

1. Konflikte verbale

2. Konflikte fizike

3. Konflikte në rrjetet sociale

Situatat shqetësuese zakonisht ndodhin jashtë perimetrit të shkollës, në vendqëndrime të pa monitoruara, ku nxënësit ndihen të lirë të zgjidhin vetë konfliktet, shpesh duke abuzuar ose manipuluar njëri-tjetrin.

Tendencat e rrezikut online për fëmijët

– Shpërndarje e përmbajtjes jo të përshtatshme (imazhe ose video të dhunshme)

– Ngacmime, intimidime dhe sulme psikologjike në rrjetet sociale

– Mashtrime online dhe tentativa për kërkesa financiare ose të dhënash personale

– Ekspozim ndaj lojërave dhe aplikacioneve me përmbajtje të rrezikshme

Format kryesore të rrezikut janë bullizmi, gjuha e urrejtjes, CSAM, shantazhet dhe kërcënimet, kontakte të panjohura, shfrytëzim i pamjes dhe informacionit personal.

Roli i oficerëve të sigurisë dhe mekanizmat e raportimit

Oficerët e sigurisë në shkolla monitorojnë situatat e konfliktit dhe bashkëpunojnë ngushtë me psikologët për të mbrojtur nxënësit. Në rastet e rrezikut të menjëhershëm, institucionet arsimore dhe prindërit duhet të kontaktojnë policinë, ndërsa mekanizmat e raportimit online janë të aksesueshëm tek:

-iSIGURT.al (https://isigurt.al/raporto/)

-AKSK.gov.al (https://aksk.gov.al/raporto-5/)

Workshopi kombëtar i 26 Shkurtit 2026, “Forcimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Fëmijëve në Hapësirën Kibernetike”, i organizuar nga CRCA Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, ISIGURT.al, Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijë (ALO 116-111) dhe Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, u fokusua në koordinimin e njësive dhe mbrojtjen e fëmijëve online.

Gjenerata “Z” dhe sfidat e reja sociale

Nxënësit e gjeneratës “Z” rriten në një botë dixhitale ku teknologjia nuk është thjesht mjet, por pjesë e natyrshme e jetës. Ata sfidojnë normat, krijojnë realitete të reja dhe reagojnë ndaj padrejtësive sociale. Por shpesh kjo shfaqet në forma agresive, ankth dhe zhgënjim.

Raportimet e iSIGURT.al gjatë vitit 2025 kanë shënuar 615 incidente, një rritje prej 46% krahasuar me vitin e kaluar, ku pesha më e madhe i përket sigurisë në internet dhe celular. Për më tepër, rastet e veprimeve vetëmtuese janë rritur nga 2 raste në 2021 në 91 raste në 2025.

Pse është e rëndësishme të raportosh

Raportimi mund të parandalojë dëme serioze dhe ngjarje të rënda, përfshirë edhe marrjen e jetës. Ai ndihmon në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe çdo personi të cenueshëm, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe të respektueshëm online dhe offline.

Josiba OSMANI

Oficere sigurie në shkollë, Durrës

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...