Një qiri për Xhuanën, homazhe në Lezhë në kujtim të saj

Date:

Share post:

Qindra qytetarë dhe përfaqësues institucionesh janë mbledhur në qendër të qytetit të Lezhës për të bërë homazhe në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës pas dhunës që dyshohet se kishte ushtruar ndaj saj nga ish-bashkëshorti.

Të pranishmit kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur buqeta me lule pranë fotos së të resë nga Shëngjini, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e saj.

Ngjarja ndodhi fill pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas në 8 Mars, çka tregon edhe njëherë nëpërkëmbjen e të drejtave të gra vajzave dhe grave në Shqipëri.

Ndërkohë partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili dyshohet se ishte shkaktari i vetëvrasjes, është ende në kërkim nga Policia, nën dyshimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë, ku mund të ketë pasur një përplasje mes tyre. Një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit të 10 marsit, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë.

Burime nga hetimi thonë se në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah, ndërsa në banesë është gjetur edhe një letër që e reja u kishte lënë prindërve.

Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025 në Lezhë, por martesa zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja ishte zhvendosur në Tiranë për të jetuar me motrat e saj. Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në vdekjen e saj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...