Sherr në Sarandë për një parakalim me makinë, ndalohen 4 të rinj

Date:

Share post:

Dy ditë pas përplasjes mes te rinjve në Sarandë, policia e ka zbardhur ngjarjen, duke ndaluar 4 persona, ndërsa dy autorët janë shpallur në kërkim.

Mbrëmjen e 12 Marsit, rreth orës 22:30 në rrugën “Panorama”, Jurgen Lapa, 19 vjeç, së bashku me një të mitur, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e disa të rinjve. Dyshohet se arma e përdorur është kallashnikov.

Nga veprimet hetimore rezulton se sherri mes tyre kishte nisur një ditë më parë për një parakalim me makine.

Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, janë ndaluar Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobo, të gjithë 18 vjeç, banues në Sarandë. Ata dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, Policia sekuestroi 5 gëzhoja, disa telefona celularë dhe një automjet që dyshohet se është përdorur në incident. Nuk është gjetur arma.  Ndërkohë janë shpallur në kërkim Jurgen Lapa, 19 vjeç, dhe shoku i tij minoren.

“Ndërhyrja e menjëhershme dhe veprimet intensive hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur zbardhjen e shpejtë të një ngjarjeje me të shtëna me armë zjarri, të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit. Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 12.03.2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, më datë 13.03.2026, rreth orëve të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të moshës 18 vjeç, banues në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasi J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia. 

Policia referoi materialet ne prokurori për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...