Dita e Verës, Atmosferë festive dhe në Durrës

Date:

Share post:

Dita e Verës ka nisur plot diell në Durrës, duke i dhënë qytetit një atmosferë të gjallë pranverore. Sheshi kryesor është kthyer në një hapësirë festive, i dekoruar me çadra shumëngjyrëshe, lule dhe elemente simbolike që sjellin ngjyrat e stinës së re.

Qytetarë të shumtë, familje dhe të rinj kanë zgjedhur të kalojnë orët e paradites në bregdet, por edhe në shesh, ku është organizuar edhe një panair i vogël me artizanë. Ata kanë ekspozuar punimet e tyre tradicionale, nga suvenire artizanale e deri te zbukurime të ndryshme, duke sjellë një atmosferë tipike pranverore dhe duke promovuar mjeshtërinë vendase.

Në këtë festë nuk mungojnë as simbolikat e saj më të njohura. Qytetarët ndalen për të provuar embëlsirën tradicionale të Ditës së Verës, ndërsa shumë prej tyre lidhin edhe veroret, byzylykët simbolikë të kuq e të bardhë që, sipas traditës, sjellin fat dhe mbarësi gjatë stinës së pranverës dhe duhen hequr sapo shikon dallëndyshen e parë.

Dita e Verës është një festë popullore me rrënjë të lashta, e lidhur me ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës. Ajo festohet prej shekujsh në trevat shqiptare si një moment gëzimi, shprese dhe fillimi të një cikli të ri në natyrë dhe në jetën e njerëzve. Zonat me traditën më të konsoliduar të festimeve janë Elbasani dhe Dibra.

Në Durrës, kjo ditë ka mbledhur qytetarët në shesh e bregdet, mes ngjyrave të luleve dhe atmosferës festive që paralajmëron zyrtarisht ardhjen e pranverës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...