Iu bllokua 738 kg mish pule i rrezikshëm që ruhej në kushte alarmante, AKU pezullon aktivitetin e KMY

Date:

Share post:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) mësohet se ka pezulluar aktivitetin e një subjekti tregtar në Tiranë, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të standardeve higjieno-sanitare gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e tij.

Gjatë inspektimit një javë më parë, autoritetet sekuestruan një sasi prej 738 kilogramësh fileto dhe gjoks pule, të cilat rezultuan të trajtuara dhe të ruajtura në kushte të papërshtatshme. Sipas verifikimeve, produkti ishte vendosur drejtpërdrejt në tokë gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes, duke rritur ndjeshëm rrezikun për ndotje.

Po ashtu, mjediset e ruajtjes së mishit paraqisnin probleme serioze higjienike, përfshirë praninë e mykut dhe ndryshkut, që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

AKU vendosi pezullimin e aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e plotë të kushteve të kërkuara ligjore. Ndërkohë, e gjithë sasia e mishit të sekuestruar është dërguar për asgjësim.

Respektimi rigoroz i standardeve të sigurisë ushqimore është detyrim ndaj njerezve, ndaj kontrollet duhet të vijojnë me intensitet për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...