Një vit pas vrasjes makabre të Iliaria Sulës/ Familja e studentes shqiptare kërkon ende drejtësi

Date:

Share post:

Një vit pas vrasjes tragjike të studentes 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula, familja e saj vazhdon të jetojë mes dhimbjes së thellë dhe kërkesës për drejtësi. Babai i saj, Flamur Sula, shprehet se ndoshta ngjarja mund të ishte parandaluar nëse nëna e autorit do të kishte reaguar ndryshe.

“Ndoshta Ilaria mund të ishte shpëtuar. Nëse nëna e vrasësit do të kishte ngritur alarmin në vend që ta ndihmonte të pastronte gjakun, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Ajo është e rritur dhe, sipas mendimit tim, është më fajtore se djali i saj”, u shpreh ai.

Sipas rrëfimit të dhënë nga i pandehuri në gjykatë, ngjarja ka ndodhur në fund të marsit, ndërsa familja Sula e kujton fillimin e makthit më 29 mars, kur Ilaria nuk u kthye më në shtëpi.

Autori i krimit ndodhet aktualisht në burg në pritje të dënimit, ndërsa nëna e tij ka arritur një marrëveshje me drejtësinë dhe është dënuar me dy vite burg për përfshirje në fshehjen e trupit.

Flamur Sula e konsideron këtë vendim të padrejtë. “Tani ajo bën sikur qan, por kjo është e pabesueshme. Kjo nuk është drejtësi për mua. Dhimbja jonë nuk mbaron kurrë, ky është dënimi ynë i përjetshëm”, thotë ai, duke shtuar se familja e tij jeton çdo ditë me mungesën e vajzës.

Nëna e Ilaria-s, Gëzime Sula, e kujton vajzën përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “yllin e saj të vogël” dhe “një engjëll të mrekullueshëm”.

Në përkujtim të saj, në qytetin e Ternit u zhvilluan aktivitete sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore. Në “Casa delle Donne” u mbajt një takim me diskutime, lexime dhe prezantime artistike, ku u theksua rëndësia e edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezave të rinj për të luftuar dhunën në shoqëri.

Ngjarja u shoqërua edhe me prezantimin e veprës artistike “Lule të Prera”, e cila simbolizoi jetët e ndërprera nga dhuna.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj autorit vazhdon. Në seancën e fundit ai ka rindërtuar detaje të krimit dhe mënyrën e fshehjes së trupit. Seanca e radhës është caktuar më 19 maj.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...