Humb jetën në spital i dënuari me burgim të përjetshëm

Date:

Share post:

Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne, pasi u dërgua me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Rreth orës 09:40, Hysni Qamil Repaj, 64 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, pas problemeve të konstatuara gjatë kontrollit mjekësor në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Repaj vuante dënimin për veprat penale “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “armëmbajtje pa leje”. Gjatë qëndrimit në burg, ai ishte trajtuar edhe për probleme të shëndetit mendor nën kujdesin e mjekut psikiatër.

Sipas burimeve, gjatë konsultës së kryer nga mjeku i institucionit, Pajtim Hoxhaj, u evidentua një ritëm i ulët i rrahjeve të zemrës (bradikardi), që bëri të nevojshëm transportimin e menjëhershëm në urgjencë.

Por, gjatë ekzaminimeve në spital, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm, duke kaluar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, 64-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Për rastin janë njoftuar Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të cilat pritet të kryejnë verifikimet përkatëse mbi rrethanat e ngjarjes.

©️zërionline

Shënim: Imazhet nga interneti konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...