Arratisja e Altin Ndocit, gjykata zbut masën për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka zëvendësuar masa e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci.

Vendimi është marrë pas kërkesës së vetë Cerloj për një masë më të lehtë sigurie. Megjithëse prokurori i çështjes, Edmond Koloshi, kërkoi lënien në fuqi të “arrestit në burg”, gjykata vendosi ta pranojë pjesërisht kërkesën.

Gjyqtari Xhevdet Lika ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, duke lehtësuar kështu natyrën e izolimit të ish-zyrtarit të lartë të sistemit penitenciar.

Ngjarja lidhet me arratisjen e Altin Ndocit më 13 janar, nga ambientet e spitalit të Durrësit, ku ai ishte dërguar për vizitë mjekësore. Sipas hetimeve, Ndoci ka përfituar nga rrethanat gjatë qëndrimit në spital për t’u larguar, duke ngritur dyshime për shkelje të procedurave dhe përgjegjësi institucionale.

Çështja vijon të jetë nën hetim, ndërsa pritet të zbardhen më tej rolet dhe përgjegjësitë konkrete për këtë ngjarje, ndërsa nga i arratisuri nuk ka asnjë gjurmë ende.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...