Humb jetën një 17-vjeçar në një gjimnaz të Durrësit, dyshohet arrest kardiak

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar, nxënës i gjimnazit Gjergj Kastrioti ka humbur jetën në ambientet e shkollës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 15:15, i riu ka qenë në palestër kur është ndjerë papritur keq dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë është dhënë ndihma e parë dhe ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, nga të dhënat e para, dyshohet që vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale, konkretisht si pasojë e një arresti kardiak.
Mësohet se i mituri ka qenë i sëmurë me zemër e nuk dihet nëse duhej t’i nënshtrohej aktivitetit fizik në shkollë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin e këtij rasti të rëndë që i ka tronditur të gjithë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...