Në duart e tij rreh jeta, historia e kirurgut shqiptar që po bën emër në Itali

Date:

Share post:

Në sallat e operacionit, aty ku çdo sekondë ka peshën e jetës, një shqiptar mban në duar zemra që vazhdojnë të rrahin falë tij. Emri i tij është Enkel Kallushi, dhe sot konsiderohet ndër kardiokirurgët më të spikatur në një nga qendrat më prestigjioze në Itali, Fondazione Toscana Gabriele Monasterio.

Mijëra zemra janë në duart e tij, profesionistit që jo thjesht operon, por shpëton jetë çdo ditë.

I lindur në Tiranë, rrugëtimi i Kallushit nis si shumë të rinj shqiptarë, me studimet për mjekësi në vendlindje. Por ambicia për më shumë e çon në Itali në vitin 2000, në Massa, ku një eksperiencë vendimtare do t’i ndryshonte përgjithmonë drejtimin e jetës.

“Kur pashë si kryheshin ndërhyrjet, u dashurova me këtë profesion”, ka rrëfyer mjeku për median në Itali. Një dashuri që nuk do të ishte e lehtë. Fillimet ishin të vështira, sakrificat të mëdha, por këmbëngulja e tij rezultoi vendimtare.

Që prej vitit 2010, ai është pjesë e një prej strukturave më të avancuara të kirurgjisë kardiake në Itali. Mbi një mijë ndërhyrje mbajnë firmën e tij, secila një histori më vete, një jetë e rikthyer, një familje e shpëtuar nga humbja.

Sot, Enkel Kallushi, përtej të qenit një emër suksesi personal, është një dëshmi se talenti dhe përkushtimi shqiptar mund të arrijë majat më të larta të mjekësisë evropiane.

Një histori që të kujton se, ndonjëherë, krenaria më e madhe e një vendi nuk matet me fjalë, por me zemrat që vazhdojnë të rrahin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...