Operacioni “Eko-Toxic” në Durrës: arrestohen dy të kërkuar për krime ekonomiko-financiare dhe mjedisore

Date:

Share post:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy shtetas, në kuadër të operacionit të koduar “Eko-Toxic”, i cili lidhet me veprimtari të dyshuara të paligjshme në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe krimeve financiare.

Bëhet fjalë për shtetasin turk Yusuf Sezai Kurum, 39 vjeç, dhe shtetasin Arif Shkalla, 48 vjeç, banues në Tiranë. Masa e sigurisë është caktuar nga Gjykata e Durrësit, pas hetimeve të zhvilluara mbi një sërë veprash penale që përfshijnë shkelje të rënda ligjore në sektorin ekonomik dhe atë mjedisor.

Sipas organit të akuzës, shtetasi Yusuf Kurum, i identifikuar si përfaqësues me prokurë i administratorit të shoqërisë “Kurum International” sh.a., dyshohet për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, shtetasi Arif Shkalla, gjithashtu përfaqësues me prokurë i administratorit të së njëjtës shoqëri dhe me detyrë drejtor finance, akuzohet për një gamë më të gjerë veprash penale, përfshirë “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Transportimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Operacioni “Eko-Toxic” vjen si pjesë e përpjekjeve të intensifikuara të strukturave ligjzbatuese për të goditur krimet që lidhen me ndotjen mjedisore dhe aktivitetet e paligjshme ekonomike, të cilat jo vetëm cenojnë konkurrencën e ndershme në treg, por edhe paraqesin rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin më tej rrjetin dhe mekanizmat e përdorur në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...